Te reja

Cermonia e  ndarjes së certifikatave për nëpunësit civil gjyqësor

Cermonia e ndarjes së certifikatave për nëpunësit civil gjyqësor

Në 12 Nëntor 2021, u zhvillua cermonia e  ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit në përfundim të ciklit të trajnimeve pilot për nëpunësit civil gjyqësor. Trajnimet pilot u zhvilluan gjatë periudhës midis 28 Shtator dhe 12 Nëntor 2021 dhe përfishjnë modulet si vijon: hyrje në administrim gjyqësor, etika, burimet njerëzore, ecuria e rrjedhës së çështjes, financë dhe buxhet, marrëdhënie me publikun dhe shkrim dhe arsyetim ligjor. Kurrikulat u hartuan nga KLGJ me asistencën e projektit EURALIUS dhe EWMI-INL, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit të administratës gjyqësore. Në total 64 nëpunës civil gjyqësor, të profileve të ndryshme, morën pjesë aktivisht në këto trajnime.

Lexo më shumë...
Rritja e eficiencës në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit

Rritja e eficiencës në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit

Me qëllim rritjen e eficiencës në gjykatat e shkallës së parë dhe apelit, EURALIUS në bashkëpunim me KLGJ-në organizoi në data 18 dhe 20 Tetor 2021, dy sesione bashkëbisedimi (shkëmbimi idesh) me përkatësisht gjyqtarë të këtyre niveleve në lidhje me rritjen e eficiencës në gjykatat shqiptare. Konkretisht, këto evente ofruan forumin e përshtatshëm të diskutimeve për të eksploruar hapat/masat e mundshme të karakterit organizativ, legjislativ dhe metodave të punës që ç'lirojnë gjyqtarin nga ngarkesat.

Lexo më shumë...
Tryezë pune mbi Kodin e Etikës së Prokurorëve

Tryezë pune mbi Kodin e Etikës së Prokurorëve

EURALIUS u ftua të merrte pjesë dhe të lehtësonte pjesën e dytë të seminarit të organizuar nga OPDAT për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) për të diskutuar projektin e Kodit të etikës dhe rregullave të sjelljes së prokurorëve. Tryeza e punës u zhvillua më 14 tetor 2021 dhe siguroi një platformë për të diskutuar në detaje përmbajtjen dhe përcaktimet e projekt Kodit. Kjo tryezë pune është një hap i rëndësishëm drejt finalizimit dhe miratimit të Kodit të etikës dhe rregullave të sjelljes së prokurorëve nga KLP.

Lexo më shumë...
Tryezë Rrumbullake për koordinimin e institucioneve të qeverisjes së drejtësisë dhe organeve të vetingut

Tryezë Rrumbullake për koordinimin e institucioneve të qeverisjes së drejtësisë dhe organeve të vetingut

Më 12 tetor 2021 EURALIUS lehtësoi tryezën e dytë të rrumbullakët për përfaqësuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Tryeza e Rrumbullakët kishte për qëllim sigurimin e një platforme komunikimi dhe koordinimi midis institucioneve të qeverisjes së drejtësisë dhe organeve të vetingut, për çështje me interes të përbashkët. Gjatë diskutimeve të frytshme u arritën marrëveshje për mekanizmat koordinues. Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (IMO) dhe OPDAT".

Lexo më shumë...
Ceremonia për dhënien e certifikatave të trajnimit

Ceremonia për dhënien e certifikatave të trajnimit

Më 11 tetor në ambientet e Ministrisë së Drejtrësisë u mbajt një pritje dhe ceremoni për dhënien e Certifikatave të Trajnimit për pjesëmarrësit nga Ministri i Drejtësisë dhe Drejtuesja e Ekipit të EURALIUS. Ceremonia shënoi kulmimin e ciklit të trajnimeve specializuese për stafin e Drejtorisë së Kodifikimit në MD.

Lexo më shumë...
Pilotimi i kurrikulës për nëpunësit civil gjyqësor

Pilotimi i kurrikulës për nëpunësit civil gjyqësor

Me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve gjyqësore, ligjet për reformën në drejtësi kanë përfshirë detyrimin për krijimin e skemave për trajnime fillestare dhe të vazhdueshme për nëpunësit civil   gjyqesor. KLGJ-ja – asistuar nga EURALIUS dhe EWMI –INL – ka hartuar kurrikulen për nëpunësit civil gjyqësor, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe profesionalizimit në administratën gjyqësore.
Në datë 28 Shator 2021 u organizua trajnimi i parë pilot, rezultat i këtij bashkëpunimi të ngushtë dhe frytdhënës:  Fokusi i këtij trajnimi ishin çështjet e përgjithshme të gjykatës dhe parimet e administrimit të gjykatave. Në total, 26 nëpunës civil gjyqësor morën pjesë aktivisht në trajnim. Module të tjera do të pilotohen në serinë e trajnimeve (që do të mbahen në përiudhën Tetor-Nëntor 2021) me nëpunës civil gjyqësor nga gjykatat e juridiksioneve dhe nivele të ndryshme.

Lexo më shumë...
Ceremonia e dorëzimit të manualit të inspektimit të noterëve

Ceremonia e dorëzimit të manualit të inspektimit të noterëve

Në 24 shtator, në mjediset e Dhomës Kombëtare të Noterëve dhe Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Noterëve u zhvillua një pritje për dorëzimin formal të Manualit për Inspektimin e Veprimtarisë Noteriale. Gjatë eventit, përfaqësuesit e Dhomës dhe EURALIUS shprehën kënaqësinë që bashkëpunimi i qenësishëm dhe i ngushtë rezultoi në miratimin e Ligjit të ri mbi Noterët, plotësimin e të gjithë kuadrit nënligjor dhe përgatitjen dhe konsolidimin e manualit të inspektimit. Dhoma beson se standardet evropiane dhe praktikat më të mira të zbatuara në kuadrin ligjor tashmë në fuqi kanë një ndikim shumë pozitiv në forcimin e profesionit noterial si dhe në dhënien e shërbimit më të mirë për publikun e gjerë.

Lexo më shumë...
Shpërndarje Çertifikatash

Shpërndarje Çertifikatash

Më 15 Korrik 2021, EURALIUS organizoi një aktivitet për shpërndarjen e çertifikatave stafit të ILD-së të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në disa veprimtari të përbashkëta gjatë 2021. Drejtuesja e EURALIUS-it, Znj. Agnes Bernhard theksoi bashkëpunimin e frytshëm mes EURALIUS-it dhe ILD-së dhe shpërndau çertifikata për njohjen e meritave, për punonjësit e ILD-së të cilët janë angazhuar si trajnues në veprimtaritë e trajnimit të EURALIUS-it dhe atyre të cilët kanë dhënë kontributin e tyre si bashkë autor të Manualit mbi hetimet disiplinore.

Lexo më shumë...
Tryezë e Rrumbullakët mes ILD, KLGJ, KLP mbi Standartet e Procedimeve Disiplinore

Tryezë e Rrumbullakët mes ILD, KLGJ, KLP mbi Standartet e Procedimeve Disiplinore

Më 7 korrik 2021, EURALIUS organizoi dhe lehtësoi një tryezë të rrumbullakët për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Qëllimi i tryezës së rrumbullakët ishte garantimi, për institucionet kompetente për përgjegjësinë disiplinore të magjistratëve, i një platforme për të diskutuar problematikat e përbashkëta, për të krijuar një mirëkuptim të përbashkët mbi interpretimin uniform të ligjit dhe për të siguruar standarde uniforme. Kjo ngjarje synoi gjithashtu të nxisë krijimin e mekanizmit të bashkëpunimit të institucionalizuar, të lehtësojë diskutime të frytshme dhe të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat, pyetjet dhe shqetësimet e përbashkëta.

Pjesëmarrësit i kërkuan EURALIUS-it të vazhdojë të angazhohet me këtë iniciativë të mirë dhe identifikuan tema të mëtejshme për t'u diskutuar në ngjarjet e ardhshme, të cilat parashikohen të mbahen në Shtator.

Lexo më shumë...
RREGULLORJA E BRENDSHME E ILD

RREGULLORJA E BRENDSHME E ILD

EURALIUS ndoqi dhe kontribuoi në tryezën e punës të organizuar nga ILD me të gjithë pjestarët e stafit për të diskutuar projekt rregulloren e brendshme të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Çdo anëtar i stafit dhe të gjitha njësitë organizative patën mundësinë të jepnin kontributin e tyre në kuadrin rregullator.

Tryeza e punës u përmbyll me marrëveshjen mbi çështjet që duhet të trajtohen ende në mënyrë që të finalizohet ky akt themelor i institucionit. Në tryezën e punës mori pjesë edhe OPDAT.

EURALIUS përgëzon ILD-në për qasjen gjithëpërfshirëse, cilësinë e lartë të produktit dhe është i bindur se kjo do të nxisë mirë-funksionimin e institucionit.

Lexo më shumë...
Trajnimet e specializimit për stafin e Drejtorisë së Kodifikimit vazhdojnë

Trajnimet e specializimit për stafin e Drejtorisë së Kodifikimit vazhdojnë

EURALIUS vazhdon bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit për të ofruar një seri trajnimesh specializimi për stafin e Drejtorisë, duke u përqendruar në prezantimin praktik dhe diskutimin e temave me interes për procesin e hartimit dhe përafrimit të legjislacionit.

Duke u mbështetur në temat e trajtuara më parë, EURALIUS organizoi trajnimin mbi Interpretimin e legjislacionit vendas më 2 qershor 2021, duke prezantuar pjesëmarrësit me rregullat formale për interpretimin e legjislacionit dhe specifikat në teknikë legjislative dhe interpretimin e legjislacionin fiskal dhe buxhetor, të ndjekura nga ushtrime praktike për ushtrimin e metodave të ndryshme.

Lexo më shumë...
Tryeza e punës mbi Kodin e Etikës së prokurorëve

Tryeza e punës mbi Kodin e Etikës së prokurorëve

"Më 25 qershor 2021 EURALIUS-i mori pjesë në një tryezë pune të organizuar nga OPDAT-i dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbi Kodin e Etikës së Prokurorëve. Kodi i Etikës është një instrument i rëndësishëm për të zbatuar standardet etike dhe profesionale që burojnë nga ligjet e reformës në drejtësi. Pjesëmarrësit diskutuan intensivisht disa aspekte të draft Kodit të Etikës dhe ranë dakord mbi hapat e nevojshëm që duhen për të finalizaur dhe miratuar këtë akt themelor".

Lexo më shumë...
Rritja e eficiencës në Gjykatat e Shkallës së Parë

Rritja e eficiencës në Gjykatat e Shkallës së Parë

Misioni EURALIUS vazhdon të asistojë Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) në lidhje me rritjen e eficiencës në gjykatat e shkallës së parë. Për këtë qëllim, EURALIUS në bashkëpunim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dhoma Civile) është duke pilotuar aktivitete në lidhje me urdhërat e ekzekutimit dhe standartizimin e veprimtarisë administrative në fazën paraprake. 

Lexo më shumë...
Trajnime specializimi për stafin e Drejtorisë së Kodifikimit

Trajnime specializimi për stafin e Drejtorisë së Kodifikimit

EURALIUS në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit organizon një seri trajnimesh specializimi për nëpunësit e Drejtorisë, të cilat përqendrohen në temat e mëposhtme:

  • Kontrollimi i kushtetutshmërisë – Juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese
  • Teknika legjislative
  • Interpretimi i ligjit vendas, dhe specifikat e ligjit fiskal
  • Interpretimi i ligjit të BE-së
  • Akte nënligjore dhe akte të tjera administrative
  • Kontrollimi i kushtetutshmërisë - Të drejtat themelore
  • Pajtueshmëria e ligjit kombëtar me marrëveshjet ndërkombëtare
Lexo më shumë...
Manuali mbi hetimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Manuali mbi hetimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

EURALIUS-i në bashkëpunim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD) hartoi dhe botoi një Manual mbi hetimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Manuali është një produkt i përbashkët i EURALIUS-it dhe ILD-së, një mjet i dobishëm dhe i shumë pritur.

Manuali është një mjet gjithëpërfshirës i ndërtuar për të lehtësuar punën sifudese të ILD-së gjatë hetimit disiplinor të shkeljeve të pretenduara të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe anëtarëve të Këshillave. Për më tepër Manuali mund të shërbejë edhe si një udhërrëfyes për të kuptuar më mirë sistemin e ri disiplinor të miratuar si pjesë e reformës në drejtësi.

Lexo më shumë...
Trajnim mbi Inspektimet tematike dhe institucionale të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Trajnim mbi Inspektimet tematike dhe institucionale të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

EURALIUS dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) organizuan një trajnim dy ditor në Korçë në datat 20 dhe 21 Maj 2021 me fokus ngritjen e kapaciteteve dhe konsolidimin e institucionit. Në këtë trajnim morën gjithashtu pjesë përfaqësues të OPDAT. 

Objekti i trajnimit ishte përpunimi i metodologjisë për inspektimet tematike dhe institucionale. Gjatë trajnimit u preznatuan dhe u diskutuan temat e mëposhtëme: 

  • Kuadri Ligjor për inspektimet tematike dhe institucionale të Gjykatave dhe Prokurorive
  • Mësimet e nxjerra nga inspektimet e institucioneve të mëparëshme të inspektimit në Shqipëri
  • Praktikat më të mira dhe standardet ndërkombëtare për inspektimet tematike dhe institucionale
  • Propozime për fusha konkrete ku mund të kryhen inspektime tematike dhe institucionale
Lexo më shumë...
SPAK Gjykata e Shkallës se Pare - Seancat dëgjimore në distance

SPAK Gjykata e Shkallës se Pare - Seancat dëgjimore në distance

EURALIUS, një projekt i financuar nga BE ka përfunduar konfigurimin e pajisjeve të nevojshme për seancat degjimore në distancë për Gjykatën e Shkallës së Parë të SPAK. Për shkak të kufizimeve të COVID-19, anëtarët e shtypit si dhe publiku i gjerë nuk janë në gjendje të marrin pjesë në seancat gjyqësore. Si e tillë, Gjykata e Shkallës së Parë SPAK aktualisht po përballet me një numrër të konsiderueshëm të pyetjeve të marra nga anëtarët e shtypit.

Lexo më shumë...
Trajnimet e radhës në fushën e hetimeve disiplinore me Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Trajnimet e radhës në fushën e hetimeve disiplinore me Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Më 15 dhe 16 Prill 2021, EURALIUS në bashkëpunim me Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), organizoi sesione të mëtejshme trajnuese për inspektorët, këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë.
Këto aktivitete kanë si synim krijimin e standardeve për aspekte të ndryshme të fazës përgatitore të hetimit disiplinor dhe kursit të proçesit pas hapjes së hetimit. Në këtë kuptim, trajnierët dhe personieli i ILD patën mundësinë të disuktonin bashkarisht idetë e tyre lidhur me interpretimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për shumicën e argumentave apo të qasjeve.
Bazuar në gjetjet dhe përfundimet e të dy trainimeve, ILD do të formalizojë standartet e dakordësuara me qëllim për t’u ndjekur nga të gjithë anëtarët e ILD.

Lexo më shumë...
Trajnim “Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive në bazë të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, të veprave penale kundër korrupsionit dhe veprave të tjera penale”

Trajnim “Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive në bazë të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, të veprave penale kundër korrupsionit dhe veprave të tjera penale”

Më 12-13 prill 2021, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, Projektin Italian CSM/AICS dhe PAMECA V organizuan një trajnim online mbi “Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive në bazë të ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, të veprave penale kundër korrupsionit dhe veprave të tjera penale”. Në trajnim u mbajtën prezantime mbi praktikat ndërkombëtare dhe mbi praktikën gjyqësore shqiptare: Konventat ndërkombëtare mbi sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të veprave penale kundër korrupsionit dhe veprave të tjera penale; Modele dhe strategji hetimore lidhur me hetimet pasurore dhe konfiskimet e pabazuara në dënime: Raste studimi praktike sipas përvojës italiane si dhe Sekusetrimi dhe konfiskimi i pasurive sipas ligjit shqiptar "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, të veprave penale kundër korrupsionit dhe veprave të tjera penale" dhe problemet e praktikës gjyqësore. Ky trajnim u ndoq nga rreth 30 magjistratë të cilë treguan interes për temën dhe morën pjesë gjerësisht në diskutime si dhe shërbeu për të shkëmbyer përvojën vendase me atë ndërkombëtare për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive dhe diskutimin e modeleve dhe strategjive hetimore lidhur me hetimet pasurere dhe konfiskimet.

Lexo më shumë...
Trajnim mbi terrorizmin, veprat penale në fushën e terrorizmit dhe lidhja me krimin e organizuar

Trajnim mbi terrorizmin, veprat penale në fushën e terrorizmit dhe lidhja me krimin e organizuar

Më 11 mars 2021 EURLAIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, PAMECA V dhe Projektin Italian SCM/AICS organizoi një trajnim online mbi terrorizmin, veprat penale në fushën e terrorizmit dhe lidhja me krimin e organizuar. Në këtë trajnim, Gjyqtari në Gjykatën Penale Ndërkombëtare mbajti një prezantim mbi Terrorizmin Ndërkombëtar në praktikë: Modelet kriminologjike dhe modelet ligjore. Ndërsa Eksperti i Policisë së Shtetit Italian, prezantoi qasjen italiane dhe përvojën në lidhjen ndërmjet terrorizmit dhe krimit të organizuar. Klasifikimi i grupeve terroriste, profileve dhe të kaluarës kriminale, tiparet e grupeve terroriste në Itali dhe evolucioni i tyre ishin disa nga ceshtjet e prezantuara tek për pjesëmarrësit. Ai përshkroi gjithashtu institucionet përgjegjëse ligjzbatuese dhe strukturat e specializuara në luftën kundër terrorizmit në Itali. Trajnimi u ndoq nga rreth 20 gjyqtarë dhe prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm, të prokurorisë speciale dhe gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilët u përfshinë në diskutime të ndezura dhe profesionale.

Lexo më shumë...
Trajnim “Hetimi proaktiv kundër korrupsionit, krimit financiar dhe prokurimeve publike”

Trajnim “Hetimi proaktiv kundër korrupsionit, krimit financiar dhe prokurimeve publike”

Më 23-24 mars 2021, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, Projektin Italian CSM/AICS dhe PAMECA V organizuan një trajnim onlinë online mbi hetimin proaktiv kundër korrupsionit, krimit financiar dhe prokurimeve publike.Çështje konkrete të një rasti të nivelit të lartë të korrupsionit, çështja FIMI MEDIA, u prezantua nga Eksperti Afatshkurtër i EURALIUS dhe njëherësh prokuror pranë Prokurorisë Publike Evropiane. Prezantimi fokusohej në mënyra proaktive të hetimit të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë si dhe hetimi i keqpërdorimit të prokurirmit publik në kryerjen e një krimi financiar. Ndërsa Eksperti i PAMECA V prezantoi një pasqyrë e përgjithshme të mjeteve të reja të hetimit kundër veprave penale në lidhje me administratën publike, teknikat e hetimit proaktiv, roli dhe detyrat e agjentit në mbulim, si dhe sistemin Italian të sinjalizuesëve krahasuar me sistemi shqiptar. Një temë tjetër për të cilën gjyqtarët dhe prokurorët shprehen interes ishte një vështim nga jurisprudenca e GJEDNJ mbi teknikat e posaçme të hetimit parandalues prezantuar nga një ekspertët e Shkollës së Magjistraturës. Ky trajnim u ndoq nga 25 magjistratë dhe shërbeu për të shkëmbyer përvojën vendase me atë ndërkombëtare për ofrimin e hetimeve efikase dhe të pavarura, duke përdorur teknika të reja hetimi si dhe instrumentët dhe metodologji konkrete për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Lexo më shumë...
Katër gjyqtarë të promovuar në Gjykatën e Lartë

Katër gjyqtarë të promovuar në Gjykatën e Lartë

Më 24 Mars, një ceremoni përurimi u zhvillua në ambientet e Gjykatës së Lartë në nder të katër anëtarëve të sapoemëruar të gjykatave, Gjyqtarët Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi. Përfaqësuesit e EURALIUS ishin të ftuar në këtë event dhe shprehën gatishmërinë e projektit për të vazhduar mbështetjen mbi organizimin dhe performancën efikase të Gjykatës së Lartë.

 

Lexo më shumë...
Manuali i Ndihmës Juridike

Manuali i Ndihmës Juridike

EURALIUS në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas kanë përgatitur një Manual të Ndihmës Juridike, i cili synon të mbështesë praktikuesit në zbatimin e kuadrit legjislativ që rregullon ndihmën juridike.
Manuali përshkruan të gjithë hapat proceduralë që kërkohen të ndërmerren në procedurat gjyqësore në lidhje me ndihmën juridike. Përveç kësaj, manuali adreson pyetje të zakonshme të aplikimit, si dhe pyetje në lidhje me caktimin e avokatëve, pasi është dhënë ndihma juridike dytësore.

Lexo më shumë...
Subscribe to this RSS feed

Adresa

EURALIUS V
Ministria e Drejtësisë,
Bulevardi Zogu I,
Tiranë, Shqipëri

+355 4 2240 333
+355 68 8046 000
info@euralius.eu

Lajme të Fundit

Kjo faqe u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi ekskluzive e partnerëve zbatues dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimet e Bashkimit Europian’  

Copyright © Euralius V - Powered by 2LWEB.AL

Save
Cookies user prefences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Read more
euralius.eu